Real Madrid dhe Barcelona përballen sonte në Sevilje për trofeun e Kupës së Mbretit.

Carlo Ancelotti kërkon të marrë trofeun ndaj një rivali si Hansi Flick, i cili e ka dominuar atë në dy përballjet e këtij sezoni, duke e mposhtur si në finalen e Superkupës, ashtu edhe në ndeshjen e kampionatit në “Santiago Bernabeu”.

Të dyja skuadrat luftojnë gjithashtu për titullin kampion, ndërsa pas kësaj finaleje pritet të luajnë edhe “El Clasico”-n e katërt sezonale, e cila mund të jetë vendimtare për fatin e kampionatit.

Carlo Ancelotti deklaroi para finales se lojtarët e tij kanë nxjerrë mësime nga humbjet e mëparshme gjatë këtij sezoni. Ndërsa Hansi Flick, nga ana e tij, theksoi se Barcelona nuk i trembet asnjë rivali.

By Editor