Kombëtarja zbret sonte si mysafire në miqësoren ndaj Suedisë në përpjekje për të harruar humbjen ndaj Kilit të premten në Parma. 

Trajneri Silvinjo paralajmëroi ndryshime në formacion për këtë përballje nisur dhe nga paraqitja aspak e mirë ndaj kilianëve.

Në portë pritet të jetë sërish Strakosha, ndërsa Balliu do të marrë vendin e Hysajt në të djathtë të mbrojtjes. Gjimshiti, Mihaj dhe Mitaj mbeten sërish titullarë në prapavijë. 

Boshti i mesfushës nuk pritet të ketë ndryshime me Asllanin, Ramadanin dhe Bajramin, ndërkohë që krahët e sulmit pritet të ndryshojnë pasi Muçolli dhe Hoxha mund ta nisin titullarë në vend të Asanit dhe Seferit.

Ka balotazh në sulm mes Rei Manajt dhe Armando Brojës. 

Kjo është përballja e gjashtë në histori mes Shqipërisë dhe Suedisë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *