Shqipëria sfidon sonte Spanjën matematikisht të kualifikuar në vendin e parë të Grupit B në një përballje që për djemtë tanë vlen gjithçka. 

Trajneri Silvinjo nuk tregoi modesti para sfidës duke u shprehur se të besuarit e tij zbresin në fushë vetëm për fitore ndërsa De la Fuentes sqaroi se kjo përballje do të shërbejë për të provuar lojtarët e pankinës.

Duket paradoksale, por e vërtetë: Presionin e  rezultatit në këtë takim e ka Shqipëria dhe jo Spanja pasi të pakta ishin pritshmëritë se kuqezinjtë tanë do të ishin duke luftuar për kualifikim në një grup me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. 

Afro 30 mijë tifozë shqiptare priten sonte në stadiumin e Dyseldorfit, ndërkohë që pritshmëritë mbeten për një përballje të luftuar pasi dhe pankinës së Spanjës nuk i mungon aspak cilësia dhe klasi. 

Në rast fitorje, Shqipëria rrit ndjeshëm shanset e saj për kualifikim ndërsa një barazim na mban në lojë por me shpresa krejt minimale për një kualifikim si ndër të tretat më të mira në fazën e grupeve. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *