Trajneri i kombëtares duket se ka vetëm një dilemë për formacionin që do të zbresë sonte në Pragë në përballjen me Ukrainën për Ligën e Kombeve. 

Silvinjo pritet të vendosë në momentet e fundit nësë Arbër Hoxha do ta nisë ose jo titullar nga e majta e sulmit. 

Nëse 24-vjeçari i Dinamos së Zagrebit e nis nga minuta e parë, atëherë Nedim Bajrami do të marrë rolin e trekuartistit. 

Në të kundërt, Bajrami e nis nga e majta e sulmit dhe dyshes së mesfushës me Asllanin dhe Ramadanin i shtohet dhe Laçi. Asani dhe Manaj priten titullarë në sulm. 

Mbrojtja do të rreshtohet me Hysajn, Ismajlin, Kumbullën dhe Mitajn ndërsa në portë do të jetë Strakosha.

Tre ditë pas sfidës me Ukrainën, Shqipëria pret Gjeorgjinë në Tiranë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *