Shqipëria pret sonte Gjeorgjinë në Tiranë në një përballje ku të dy ekipet zbresin në fushë me moralin e lartë pas fitoreve në ndeshjet e para ndaj Ukrainës dhe Çekisë.

Trajneri Silvinjo pritet të hedhë në fushë formacionin fitues ndaj Ukrainës me të vetmin ndryshim, praninë nga minuta e parë të Balliut në krahun e djathtë të mbrojtjes në vend të Hysajt.
Tekniku i kombëtares e vlerësoi të rëndësishme këtë përballje pasi një fitore e mundshme sonte do të shtonte shanset për një vend të parë në një grup të ekuilibruar.
Formacioni i mundshëm:
Strakosha
Balliu, Ismajli, Kumbulla, Mitaj
Ramadani, Asllani, Laçi
Bajrami, Asani, Manaj