Grupi i lojtarëve është i plotë dhe gati për këtë përballje, e cila do të startojë në orën 20:45, me një stadium i cili pritet të jetë pothuajse i mbushur. Dje, pas konferencës për shtyp, ku përpara gazetarëve ka folur trajneri Silvinjo dhe kapiteni Hysaj, ekipi ka zhvilluar në stadiumin e ndeshjes, seancën e fundit zyrtare para përballjes me Moldavinë.

Braziliani ka punuar me grupin e plotë, për të nxjerrë titullarët që do të zbresin sot në fushë dhe do të tentojnë pikët maksimale ndaj kundërshtarit që aktualisht ka dy pikë në grup. Sa i përket skemës, Silvinjo pritet ta nisë me 4-1-4-1.

FORMACIONI- I pyetur për portën, Silvinjo u shpreh gjatë konferencës se do të vendosë pak para ndeshjes, pasi të dy, si Berisha dhe Strakosha janë atyaty dhe kjo mbetet dilema më e madhe e trajnerit.

Sa i përket repartit të mbrojtjes, pritet që në qendër të fillojë Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli, ndërkohë që krahët do t’i mbulojnë, Hysaj djathtas dhe Mario Mitaj nga e majta.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *