Nga Xhevat Mustafa
Duke shfrytëzuar me strategji të hollë dhe vizion të largët Kushtetutën, shtetësinë, qytetarinë, pasaportën, lehtësirat dhe detyrimet amerikane, Xhorxh Soros arriti brenda një kohe të shkurtër të bëhej një “piramidë” brenda shtetit amerikan, natyrisht pa iu kundërvënë dhe duke qenë tepër korrekt si biznesmen, si qytetar amerikan dhe ndërkombëtar, si familjar, si “filantrop”, si “humanist”… Nga një lojtar apo aktor amerikan, ai u bë kontinental. Për këtë u ndihmua edhe nga mosshqetësimi prej ndryshimeve politike të presidentëve dhe partive në Shtëpinë e Bardhë! Më pas edhe ndërkontinental apo global…
Nga vështrimi kohor mund të thuhet se periudha e lulëzimit, e fuqizimit sa të bëhet përcaktues krizash qeveri-rrëzuese dhe rrotacion-realizuese, nisi me dekadën e viteve 1990, që përkon me dy mandatet presidencialë të Bill Klintonit (1993-2001), me meritë historike fushatën ushtarake kundër Jugosllavisë së Millosheviçit, përmbyllur me çlirimin e Kosovës. Ndërsa në mandatin e parë presidencial Borack Obama – Hilari Klinton, i shtoi ndjeshëm në fillimisht në SHBA, pastaj në Azi, Afrikë, Evropë shtrirjen, kredencialet, ndikimet, pushtetet, “rrjetat e merimangave gjigande” të tij. Mendja, duart, milionat, misionarët, “robotët”, “kukullat” e tij janë të pranishme dhe me role përcaktuese në disa konflikte, kriza, luftëra rajonale në Azi dhe Afrikë, ku ka hapur apo fshehurazi ndërveprime, bashkëveprime dhe “ndarje të përfitimeve apo të plaçkës së luftërave” sipas masës së investimeve dhe rolit edhe me Rusinë, Kinën, Turqinë, Iranin, Indinë, me disa vende arabe…
Mund të përmenden luftërat në Afganistan, Pakistan, Bangladesh, Gjeorgji-OsetiAbkhazi, “lufta civile” në Taxhikistan, luftërat Rusi-Çeçeni, Azerbajxhan-Armeni… Mendja, duart dhe milionat e tij kanë qenë të pranishme edhe në Liban, Siri, Libi, Jemen; në krijimin dhe monstruozimin e ISIS-it, në protestat popullore, deri në rrëzimin e qeverisë në Sri Lanka në ditët e para të korrikut 2022, pasi “recetat Soros” shkaktuan falimentimin ekonomiko-financiar të këtij vendi… Ndërsa në Evropë “tentakulat e oktapodit Soros” janë dukur në falimentimin e Bankës së Anglisë, mes shtator 1992, çka i hapi atij rrugët e miliardizimit të shpejtë; në krizat politike në Itali, Greqi, në Maqedoni dhe Malin e Zi, në luftën në Ukrainë, Minishengenin Ballkanik apo ‘Ballkanin e Hapur’, në rritjen e ambicieve aneksioniste dhe e agresivitetit të Serbisë në veri të Kosovës e sidomos për Trepçën…
Në Shqipëri, Soros ka krijuar qysh në fillim të viteve 1990 fondacionin “Shoqëria e hapur për Shqipërinë”. Ky ka pjellë “kopilë” dhe “kopilesha”, OJF dhe organizata, që janë prezantuar si të pavarura, por të gjitha të kontrolluara dhe në shërbim të Rama-parti-qeverisë. Ato kanë përpirë e përvetësojnë pangopshëm dhe paskrupullsisht asete publike, thithin fondet e ndihmave ndërkombëtare për luftën kundër varfërisë dhe zhvillimin e demokracisë; godasin dhe shkatërrojnë opozitën, shoqërinë civile, kundërshtarët dhe konkurrentët; përhapin zhgënjim dhe indiferentizëm ndaj demokracisë dhe nostalgji ndaj diktaturës e plot të këqija të tjera, që po i përjetojmë gjatë këtyre 3 dekadave te masat e popullit! Duke përdorur çdo mënyrë korruptojnë diplomatë e zyrtarë të huaj dhe në fund, “në emër të idealeve të mëdha”, mbyllin ciklin e kapjes së shtetit, duke e vënë në funksion të interesave spekulative dhe kriminale të Sorosit dhe të disa politikanëve dhe pushtetarëve të tij në Shqipëri.
Në vendin tonë, gjatë këtyre viteve të fundit, investimet, OJQ-të, misionarët e Sorosit kanë qenë përcaktues për përçarjen, dobësimin dhe defaktorizimin e PD-së dhe të opozitës, për shpalljen “non grata” dhe dënimin me “arrest shtëpie” të Berishës e për gjasme reformën e drejtësisë! Këto luftëra, konflikte dhe kriza ekonomike, politike, sociale, morale Xhorxh Soros dhe “ushtria e tij e paarmatosur”, por me tufa të shumta me “kuaj dhe pela Troje” deri në majat e piramidave qeveritare të shumë vendeve i kanë shfrytëzuar për të përmbytur vendet më të zhvilluara e më të mëdha të BE-së si Itali, Gjermani, Francë, Belgjikë, Holandë, Spanjë, Angli, vendet nordike, si dhe SHBA e Kanada me rreth 10 milionë refugjatë në dy dekadat e para të shek. 21!
Këto valë masive e të pandërprera refugjatësh kanë provokuar vështirësi, sforcime, dobësime të ndjeshme ekonomiko-financiare si dhe pakënaqësi dhe protesta popullore në këto vende. Shembulli më i freskët është Gjermania 2023 e në janar 2024 dhe nuk dihet deri kur…
Për të qenë sa më konkretë dhe bindës ndihmojnë disa burime mediatike dhe politike nga SHBA, që e njohin me “dhëmbë e dhëmballë” perandorin apo “oktapodin” Xhorxh Soros si dhe nga “tunelet” dhe katet më të lartë “piramidën Soros”. Sipas njërit prej këtyre burimeve të mirinformuara, në mesjanar 2023, njoftohej se Soros kontrollon dhe financon në SHBA dhe në vende të tjera: senatorë, kongresmenë, guvernatorë shtetesh, gjyqtarë e prokurorë; 253 media, 184 europarlamentarë, 19 gjyqtarë në Strasburg, prokurorë/ gjyqtarë në shumicën e vendeve të Evropës Lindore.
Nëpërmjet OJQ-ve, organizimeve të tjera dhe misionarëve të tij në shumicën e piramidave qeverisëse, Soros sajon “reforma në drejtësi” dhe të llojeve të tjera, të cilat provokojnë kriza financiare, politike, ndërpartiake, qeverisëse, sociale, deri në konflikte të dhunshme, të armatosura dhe luftëra civile…
Në një shkrim të publikuar më 13.01.2023 nga gazetari Alexander Hall në “Fox News”, thuhet: “Pata një bisedë me guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott, i cili më shpjegoi se çfarë bën George Soros! Është e frikshme që ai dhuron para për ekstremistët e majtë, qofshin prokurorë rajonalë apo politikanë, e pastaj financon këdo që është edhe më i majtë se ata për të garuar kundër tyre… Ai e ka kuptuar herët se ku kapet pushteti… Ti mund të mendosh “me anë të një senatori”, por në fakt jo. Janë prokurorët rajonalë, janë politikanët në nivel shteti…”. “Duket sikur ai dëshiron që qytetet të bien, dëshiron që krimi të lulëzojë… Ai nuk lufton për të vërtetën dhe drejtësinë…
Është e çuditshme dhe e frikshme që Soros është publik, në mënyrë unike, për gjithçka, vetë ose këto vitet e fundit nëpërmjet të birit, Alex…”, – shtoi Rogan. Këtë të vërtetë ne shqiptarët e kemi parë me sytë tanë me praninë e Alex-it në krahë të Edi Ramës dhe të Aleksandar Vuçiçit në çdo takim në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, me rast më freskët edhe në konferencën me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë të BE-së, në Shkup, më 21 janar 2024!
Ndërsa Quin Hillyer, në Washington Examiner, më 23.12.2022, mes të tjerave shkruan: “…Fushata e suksesshme në shtetin Oregon më 2020, në thelb për legalizimin e heroinës, kokainës, metamfetaminës dhe drogave të tjera të forta, është një nga katastrofat më të këqija politike publike e viteve të fundit. Dokumentet e IRS tregojnë se një nga donatorët më të mëdhenj për implementimin e ligjit të gabuar ishte “Open Society Policy Center”, një operacion parësor i miliarderit majtist George Soros, në bordin prej katër personash të të cilit Alex Soros, djali i George Soros, është lojtar kyç. OSPC dha 690 mijë dollarë për fushatën.
Një vit më herët, nga rreth 6 milionë dollarë të shpenzuar për miratimin e ligjit, rreth 5.5 milionë, apo 92%, erdhën nga njësi të financuara nga Soros. Ai dhuron miliarda dollarë për kauzat e të majtës ekstreme dhe financon fushata për prokurorë të butë me krimin dhe korrupsionin. Djali i tij shpreh hapur të njëjtat pikëpamje si i ati, disa prej të cilave antiamerikane. Familja Soros është një ndikim malinj në politikën dhe kulturën amerikane. Anëtarët e saj duhen shmangur, jo të adhurohen…”.
Partia Demokrate as nuk përpiqet më ta fshehë ndikimin e Sorosit, aleancën me atë dhe mirënjohjen ndaj tij! Falë mbështetjes prej tij dhe “ushtrisë” që komandon, më 3 nëntor 2020, u largua Trump dhe u vendos Biden në Shtëpinë e Bardhë. Fakti që Xhorxh Soros është “non grata” dhe i urryer në shumë vende të botës shpreh se pakënaqësitë ndaj tij nuk janë subjektive apo shprehje mosmirënjohjeje. Edhe nga bamirësitë ai nuk jep 100 dollarë pa iu kthyer si përfitim, e pakta 10-20 dollarë. Përndryshe, nuk do të ishte bërë multimiliarder dhe do të kishte falimentuar!
Xhorxh Soros është një figurë kontradiktore dhe kontraverse! Edhe me origjinë hebreje, por i akuzuar edhe nga qeveritarë të lartë të Izraelit për jo pak veprime si burim dhe sponsor antisemitizmi, çka ka pasur sinqeritetin ta pranojë edhe vetë. Edhe pse është i shpallur “non grata” edhe nga Rusia dhe Putini, me plot veprime Xhorxh Soros i ka bërë shërbime të mëdha zgjerimit dhe forcimit të ndikimit rus në Evropë, Azi, Afrikë, madje edhe në SHBA.
Gjithashtu, është për të theksuar se ai ka bërë dhe vazhdon të bëjë veprime të pamoralshme, por jo të paligjshme e penalizuese. Në mënyrë figurative, mund të thuhet se për gjëmat shumëfish më të mëdha se të mirat, që u ka bërë shumë vendeve dhe popujve, ai e ka merituar me kohë “për ta gremisur me shkelma, pa pikë dhembshurie e mëdyshjeje, sidomos tani, kur është “me një këmbë në varr”, edhe nga mosha e madhe, edhe nga goditja në tru, më 20 janar 2024, në humnerën më të thellë e më të prushtë të ferrit!