Më 9 prill të vitit 1999, “Brigada 138” e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nisi operacionin “Shigjeta” me synim marrjen nën kontroll të vijës kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës. 

Ky operacion njihet dhe si beteja e Koshares e cila zgjati për 60 ditë. 

UÇK-ja dha 116 dëshmorë në këtë betejë shumë të ashpër me makinerinë ushtarake serbe duke arritur të marrë nën kontroll dhe vijën kufitare mes dy hapësirave shqiptare çka ishte një ndihmë e madhe në hapjen e korridoreve për furnizimin me armatim të njësivë të UÇK-së. 

Sot në kuadër të përkutimit të kësaj beteje po mbahen homazhe në kompleksin memorial të Koshares ku prehen dhe dëshmorët e rënë në këtë betejë. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *