Sot do të mbahet ceremonia e betimit të tre kryetarëve komunalë në veri të Kosovës.
Në ora 10:00 do të betohet kryetari i ri i Zveçanit, Ilir Peci në shkollën e fshatit Boletin, ndërsa po në ora 10:00 do të betohet kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.
I fundit që do të betohet është Lulzim Hetemi që do të marrë drejtimin e Leposaviqit dhe ceremonia e betimit nis në orën 13:00.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e konsideroi të papranueshëm faktin se këto komuna kanë 6 muaj pa kryetarë si pasojë e largmit të serbëve lokalë nga institucionet e vendit. Kurti theksoi se komunat duhen të kenë drejtues, ndërkohë që Beogradi e konsideron betimin kryetarëve shqiptarë në komunat e veriut si akt agresioni nga shteti i Kosovës në zonat ku jeton popullsi me shumicë serbe.