Qeveria e Kosovës e shpalli ditën e sotme në Kosovë si Ditë Zie në nderim të rreshterit Afrim Bunjaku i cili u vra dje gjatë një sulmi terrorist në Bajnskë të Leposaviqit.
Sot pritet të organizohet dhe ceremonia shtetërore e varrimit të Bunjakut ndërsa në vendlindjen e tj Vushtri, shumë qytetarë ndezën qirinj në nderim të veprës së tij.
Bunjaku mbeti i vrarë në një pritë të mirëorganizuar nga një grupim terroristësh serbë në Bajnskë të Leposaviqit, ndërsa një tjetër koleg i tij mbeti i plagosur.