Nga Sebastian Zonja
U bënë katër vjet që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.
Ndryshimi i paradigmës liberale
Dy shtete që bëjnë tregti mund të bëjnë luftë. Rusia nuk pyeti sa ishte bilanci tregtar me Evropën, por nisi sulmin.
Rusia fuqi rajonale
Zgjatja e luftës dhe mosarritja e qëllimeve fillestare tregon dobësitë strukturore të asaj që ishte dikur superfuqia e botës.
Sferat e influencës
Rikthimi i koncepteve të multipolaritetit fsheh në vetëvete bipolaritetin global Amerikë – Kinë. Rusia nuk është më faktor në këtë përballje të re.
Teoritë e konspiracionit
Kontrolli i Amerikës nisi me Sorosin, vijoi me Rothshildët dhe tani ka marrë dhenë kontrolli nga protokollet e Sionit. Faktikisht, superfuqitë kanë interesa të përbotshme që i ndjekin jashtë këtyre shpjegimeve të thjeshtuara për interesat ekonomike, ushtarake dhe politike.
Ballkani
Evropa e frikësuar kërkon të kyç Adriatikun ndaj po merr masa për futjen e shpejtë të Shqipërisë dhe Malit të Zi në Bashkimin Evropian.
Superfuqitë
Rusia u mbyll në vete. Kina po bën të njëjtën gjë duke u shkëputur nga rendi ndërkombëtar. Punë pak vitesh dhe shkëputet nga zinxhirët e furnizimit global që zotëron Perëndimi. Për çudi edhe Amerika po bën të njëjtën gjë. Po shemb rendin të cilin vet e ndërtoi.
Energjetika
Kina ka supremaci energjetike në shekullin e 21-të. Rusia dhe Amerika mbeten fuqi të varura nga nafta dhe gazi. E vetmja superfuqi që ka avancuar në përdorimin e gjerë të energjisë diellore, nukleare dhe elektricitetit për të furnizuar veten është Kina.

