Kombëtarja përballet sot në Hamburg me Kroacinë në një sfidë që vlen gjithçka për të dy ekipet.
Kombëtarja humbi 1-2 ndaj Italisë në përballjen e parë ndërsa Kroacia u mposht 3-0 nga Spanja.
Silvinjo pritet të kryejë disa ndryshime në formacion duke nisur që nga porta ku Berisha mund të luajë në vend të Strakoshës.
Balliu do të marrë vendin në krahun e djathtë të mbrojtjes në vend të Hysajt.
Hoxha është favorit për ta nisur titullar në vend të Seferit ndërsa në dyshim është dhe aktivizimi i Asanit nga minuta e parë.
Kombëtarja pritet të tregojë tjetër fytyrë ndaj kroatëve për dallim nga ndeshja me Italinë ku pas shënimit të golit nga Bajrami, ekipi zhvilloi një 90 minutësh të dobët.