Në një dalje televizive në emisionin “Pressing” të T7, analisti Nexhmedin Spahiu ka komentuar mundësinë që Murat Jashari të kandidonte për postin e presidentit. Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka alternativa rezervë për këtë funksion, përveç Vjosa Osmanit, dhe një prej tyre është Murat Jashari.

Spahiu theksoi se për të marrë aprovimin nga Shtetet e Bashkuara, Jashari duhet të bëjë një hap të rëndësishëm simbolik: të heqë flamurin e Shqipërisë nga varrezat e Jasharëve dhe të përdorë flamurin e Kosovës.

“Albini ka edhe variante rezervë, siç është Murat Jashari. Por për të u zgjedhur president, Murat Jashari duhet të marrë leje nga SHBA-ja, njësoj siç e mori Albin Kurti për të qenë kryeministër. Kushti është që të kalojë nga flamuri kuq e zi në flamurin e verdh e kaltër. Nuk mund të valojë flamuri i Shqipërisë në varrezat e kryeheronjëve të Kosovës,” u shpreh Spahiu.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *