Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë zbarkuar në Elbasan, ku po kryejnë veprime në kuadër të hetimeve për zgjedhjet e 11 majit.
Raportohet se grupet në terren po mbledhin informacione mbi blerjen e votave, presione dhe kërcënime ndaj punonjësve të administratës publike, si dhe rreth përfshirjes së disa biznesmenëve me lidhje të dyshimta në procesin zgjedhor.
Hetime të ngjashme po zhvillohen edhe në Shkodër dhe Librazhd.
Opozita ka hedhur akuza të vazhdueshme për përfshirjen e bandave kriminale në zgjedhje, duke veçuar ndër të tjera rastin e deputetes së re, Sara Mile. Sipas opozitës, mandati i saj në Elbasan është siguruar me mbështetjen e grupeve kriminale.