Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha,Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e sotshme në ambientet e aeroportit Nënë Tereza me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit, SPAK.

Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-Kompleksit Sportiv Partizani.

Çështja e privatizimit të terreneve të ish-kompleksit, atëbotë në pronësi të ministrisë së Mbrojtjes, po hetohet prej kohësh nga SPAK-u si një nga aferat më të mëdha të periudhës së qeverive Berisha I dhe II.

Afera u denoncua në SPAK nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili aktualishg mban postin e ministrit së Punëve të Brendshme.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *