Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Ndaj Mediut rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të ministrisë së Mbrojtjes dhe komando të lartë ushtarakë.

Akuzat i referohet procesit të çmontimit të armëve në Gërdec, proces ku sipas SPAK-ut, Mediu ka nxjerrë akte nënligjore të paligjshme të cilat janë zbatuar nga vartësit e tij.

SPAK-u po heton dhe procedurat e shitjes së armatimit nga ministria e Mbrojtjes te kompania “Meico” në SHBA.

Gjatë hetimeve të këtij procedimi penal janë kryer gjithashtu veprime të mëtejshme në lidhje me procedurën e shitjes së municioneve luftarake nga Ministria e Mbrojtjes dhe ndërmarrja “MEICO” ndaj shoqërive të huaja “Evdin” ltd, me seli në Qipro dhe “AEY”, me seli në Florida.

Lidhur me këtë episod, hetimet paraprake nuk kanë përfunduar dhe është vendosur ndarja e çështjes penale, duke u regjistruar procedimi penal nr.279/1 viti 2023, për veprat penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore apo i të zgjedhurve vendore” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 260 dhe 287 të Kodit Penal.” – thuhet ndêr tê tjera nê njoftimin e SPAK-ut.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *