Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sekuestruar dhe konfiskuar rreth 300 milionë euro pasuri, që lidhen me ish-zyrtarë të lartë të shtetit dhe figura të njohura publike.

Mes emrave të përfshirë janë presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ish-zëvendëskryeministri në arrati Arben Ahmetaj, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, si dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet aktualisht në qeli.

Gazetarja e News24, Klodiana Lala, deklaroi se për çdo procedim penal të nisur, SPAK ka hapur paralelisht edhe hetimet pasurore ndaj personave nën akuzë.

“Janë rreth 300 milionë euro të sekuestruara dhe konfiskuara, që përfshijnë pasuri të zyrtarëve të lartë si Meta, Beqaj, Koka dhe Ahmetaj, por edhe të anëtarëve dhe drejtuesve të grupeve kriminale. Krahas hetimeve penale, po zhvillohet edhe hetimi pasuror,” u shpreh Lala.

SPAK vijon punën për identifikimin dhe konfiskimin e pasurive që dyshohet se janë përfituar nga korrupsioni dhe veprimtaria kriminale, në kuadër të forcimit të goditjes ndaj krimit të organizuar dhe abuzimit me pushtetin.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *