xr:d:DAF-odznM6I:560,j:3981605982667042676,t:24040511

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit ushtruan kontroll në banesën e kryebashkiakut të Tiranës. 

SPAK-u urdhëroi kontrollin e banesës së Erion Veliajt pasi ky i fundit po hetohet zyrtarisht nga organi i akuzës.

Veliaj u mor në pyetje në Prokurorinë e Posaçme në prill të këtij viti për afro 7 orë lidhur me hetimet për inceneratorin e Tiranës. 

Pas daljes nga SPAK-u, Veliajt do të deklaronte se ishte ai që kishte kërkuar të pyetej lidhur me këtë çështje.

Kreu i bashkisë së Tiranës është nën hetim pasuror ndërsa akuzohet nga opozita si drejtuesi i aferës “5D” që çoi në pranga disa nga drejtorët e bashkisë që Veliaj drejton.

By Editor