Prokuroria e Posaçme ka publikuar procesverbalin e seancës gjyqësore, duke sqaruar se Erion Veliaj nuk është fyer nga prokurori siç pretendon ai.
Sipas Prokurorisë, në procesverbalin e seancës dhe në regjistrimin audio nuk provohet që prokurori Olsi Dado të ketë përdorur termin “ndyrësirë” ndaj Erion Veliajt, siç ky i fundit kishte pretenduar më herët në një postim në rrjetet sociale.

Megjithatë, Veliaj ka vijuar me akuzat ndaj prokurorit Dado duke e akuzuar atë për përdorimin e një gjuhe fyese gjatë seancës në Gjykatën e Posaçme.