Gjykata e Posaçme ka vendosur mospranimin e ankimit të familjarëve të katër protestuesve që mbetën të vrarë në protestën 21 Janarit  të vitit 2011-të.

Familjarët kishin kërkuar që hetimet për ngjarjen të kryheshin nga SPAK-u dhe jo nga Prokuroria e Tiranës që ka zyrtarisht çështjen në administrim.

Gjyqtarja e posaçme, Elsa Ulliri shpalli moskompetencën për hetimin e çështjes nga SPAK-u duke e lënë sërish hetimin në kompetencën e Prokurorisë së Tiranës.

Para pak kohësh, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja paditi në SPAK ish-kryeministrin, Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha dhe ish-kreun e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi si përgjegjës për vrasjen e katër protestuesve në protestën e 21 janarit të vitit 2011-të.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *