Vila nr. 22 në Hamallaj, që rezulton në emër të Eriola Hoxhës, bashkëjetueses së ish- zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, u sekuestrua nga SPAK-u me aprovim të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Më parë, Prokuroria e Posaçme sekuestroi një tjetër vilë në zonën e Palasës, e cila dyshohet se i përket ish-gruas së Ahmetajt, Albina Mancka.
Sekuestrimet vijnë pak ditë pasi SPAK-u konformoi nisjen e hetimit ndaj ish -zv.kryeministrit për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Vetë Arben Ahmetaj ankimoi kontrollet e kryera duke i quajtur të paligjshme pasi ai nuk ishte njoftuar paraprakisht si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.