SPAK-u zbardh të tjera përgjime të SKY ku referohen bisedat e ish-nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani me të birin, Eralbin.
Breçani interesohet për ecurinë e kalimit në ngarkesave të drogës në port dhe i jep këshilla të birit mbi mënyrat e operimit më efektive për shitjen e lëndës narkotike.
“Ku tvin senet….Ne cvend…Prej ku…Po besi a ka ik a asht ktu…Ku ne ekuator…Asht…A nshqipni…Po ne ekuator kush asht kush i nis…Ne gjermani tek kush i kaloni…Po kam merak se po ju presin nbes marokient…Pse a nuk jau pret ai kuksiani…Po me kujdes se nuk asht puna me u marr nje vit me sto pun…Ti the edhe i rrug e maroj purz…Po prej atje i ka nis ai se ti thue per dhjet dit dalin rrugt se nga ekuatori vonojn me ardh…Asht lerg…Po atij shokut te shpive a i kan hec punt hic…Po ishalla ju ecen mbar…Po hajt mos e mendo se sa lek ban por vetem te mbarosh si pun…A i kini te sigurta ne dalje qe i sistemoni i shpërndani shpejt…A vjen besi atje…”.- i thotë Breccani të birit në një nga komunikimet.
Në daljen e djeshme para gjykatës, Breçani tha se nuk kishte rol në trafikim, vetëm sa e kishte këshilluar të birin që të hiqte dorë nga ky aktivitet.
Ai shtoi se i ka shërbyer shtetit shqiptar me integritet gjatë ushtrimit të detyrës si pjesë e Policisë së Shtetit.