Oferta e paraqitur nga drejtuesit e Juventusit për Spaletin parashikon një kontratë deri në fund të qershorit, me mundësi rinovimi automatik në rast se bardhezinjtë sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve. Klubi torinez është i prirur për një marrëveshje njëvjeçare, por trajneri kërkon një kontratë dyvjeçare, kërkesë që, sipas të gjitha gjasave, do të pranohet.

Spaleti e sheh me optimizëm potencialin e skuadrës dhe beson se mund t’i rikthejë Juventusit frymën konkurruese të viteve të arta. Ai synon të çojë ekipin drejt zonës së Championsit, por edhe të sigurojë një pozicion të qëndrueshëm në garat evropiane të këtij sezoni. Megjithatë, mbetet për t’u parë se sa shpejt do të arrijë të ndikojë në stilin e lojës së një ekipi që ende është në fazën e rindërtimit. Kujtojmë se Spaleti pati ndikim të ngjashëm te Roma, kur mori drejtimin në janar pas Rudi Garcias.

Qëllimi i klubit është që trajneri i ri të jetë në stol që të shtunën përballë Kremonezes. Marrëveshja pritet të finalizohet gjatë ditës së sotme, përveç nëse ndodh ndonjë përmbysje e papritur. Në rast se bisedimet nuk konkretizohen, alternativa më e afërt mbetet Paladino, edhe pse kjo pistë shihet aktualisht si shumë pak e mundshme.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *