Spanja kalon në gjysmëfinale pasi mposnti Gjermaninë pas 127 minutash lojë.
Dani Olmo i dha epërsinë Spanjës në fillimin e pjesës së dytë ndërsa gjermanët barazuan në minutat e fundit me Virtc.
Të dyja skuadrat patën raste shënimi dhe sfida ofroi shumë ritëm.
Kur dukej se gjithçka do të zgjidhej nga penalltitë, Mikel Merini mposht Nojerin pas një goditje me kokë duke shokuar gjermanët.
Fulkrug i afrohet sërish barazimit, por pancerat janë të pafat pasi goditja e tij me kokë kalon ngjitur me shtyllën e portierit Simon.
Skuadra e De la Fuentes pret në gjysmëfinale fituesen e sfidës Portugali – Francë.