Spanja shpartalloi Kosta Rikën me shifrat e thella 7-0. Skuadra e Luis Enrikes dominoi totalisht sfidën duke dhuruar spektakël në fushë. Ferran (dygolësh), Olmo, Asensio, Gavi, Soler dhe Morata ishin autorët e golave për iberikët të cilët tashmë kryesojnë grupin F me tre pikë aq sa dhe Japonia që befasoi me fitoren ndaj Gjermanisë. Kjo e fundit bashkë me Kosta Rikën kanë nga zero pikë.
Sfidat e ardhshme do të jenë vendimtare për fatet e këtij grupi pasi Spanja përballet me Gjermaninë, ndërsa Japonia me Kosta Rikën.