Prestigjozja spanjolle shkruan se trajneri brazilian i kombëtares shqiptare ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të cilat po interesohen për shërbimet e tij.
“AS” raporton se javët në vijim do të shpalosin propozime dhe tratativa konkrete ndërsa e ardhmja e Silvinjos mbetet e paqartë.
Vetë trajneri u tha gazetarëve të martën në Tiranë se është pjesë e projektit të Shqipërisë, por firma e rinovimit mungon dhe aktualisht ai është pa kontratë.
Silvinjo ka 16 ndeshje në krye të kombëtares ku numëron 7 fitore, 5 barazime dhe 4 humbje.