Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar pas operacionit të forcave speciale amerikane në Venezuelë, ku u arrestuan presidenti venezuelian Nicolas Maduro dhe bashkëshortja e tij.

Në një postim në platformën X, Spiropali thekson se, në emër të Republikës së Shqipërisë, vendi ynë qëndron pa mëdyshje përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit të SHBA-së në veprimet e tyre vendimtare kundër asaj që ajo e cilëson si regjim narko-terrorist në Venezuelë.

Ajo nënvizon mbështetjen e Shqipërisë për lidershipin amerikan, duke veçuar rolin e Sekretarit të Shtetit Marco Rubio në përballjen me autoritarizmin, korrupsionin dhe rrjetet kriminale transnacionale. Sipas Spiropalit, populli venezuelian ka të drejtë të pamohueshme për liri, demokraci dhe sundim të ligjit, ndërsa bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të qëndrojë e heshtur përballë shtypjes.

Ministrja rithekson se Shqipëria, si aleat i palëkundur i SHBA-së dhe anëtar i NATO-s, do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me Shtetet e Bashkuara në mbrojtje të parimeve demokratike dhe sigurisë globale.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *