𝑁𝐸̈𝑁𝑇𝑂𝑅! 𝐾𝑦 𝑚𝑢𝑎𝑗 𝑚𝑏𝑎𝑛 𝑘𝑢𝑗𝑡𝑖𝑚𝑒𝑡 𝑒 𝑛𝑔𝑗𝑎𝑟𝑗𝑒𝑣𝑒𝑡 𝑚𝑒̈ 𝑚𝑒 𝑟𝑒̈𝑛𝑑𝑒̈𝑠𝑖 𝑡𝑒̈ ℎ𝑖𝑠𝑡𝑜𝑟𝑖𝑠𝑒̈ 𝑠’𝑜𝑛𝑒̈ 𝑘𝑜𝑚𝑏𝑒̈𝑡𝑎𝑟𝑒: 𝑛𝑔𝑟𝑖𝑡𝑗𝑒𝑛 𝑒 𝑓𝑙𝑎𝑚𝑢𝑟𝑖𝑡 𝑛𝑒̈ 𝐾𝑟𝑢𝑗𝑒̈ 𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑔𝑟𝑖𝑡𝑗𝑒𝑛 𝑒 𝑓𝑙𝑎𝑚𝑢𝑟𝑖𝑡 𝑛𝑒̈ 𝑉𝑙𝑜𝑟𝑒̈.

Në Nëntor të vitit 1443 Skënderbeu arriti, bashkë me Shqiptarë të tjerë, në qytetin e tij lindor dhe ngriti flamurin dykreror mbi kështjellën e Kastriotëvet. Zemrat e Shqiptarëvet gufonin nga mallëngjimi kur shikonin të valonte, në vënt të flamurit të urrejtur, flamurin e tyre të dashur që kishin kohë që e mbanin në zomër por që gjer n’atë ditë s’kishin patur guximin t’a ngrinin. Jo se munt t’a duronin robërinë, jo se u mungonte trimërija, por pse nuk gjenin kohën e volitëshme. Sa për trimërinë dhe dashurinë e tyre për liri, vetë Fatosi i ynë i Math u tha, kur ishin mbledhur:

— «𝑺’𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒆̈ 𝒂𝒔 𝒆 𝒓𝒆 𝒂𝒔 𝒆 𝒑𝒂 𝒑𝒓𝒊𝒕𝒖𝒓 𝒑𝒂𝒎𝒋𝒂 𝒒𝒆̈ 𝒌𝒂𝒎 𝒔𝒐𝒕 𝒑𝒂𝒓𝒂 𝒔𝒚𝒗𝒆. 𝑨𝒔𝒉𝒕𝒖 𝒔𝒊 𝒋𝒖 𝒌𝒖𝒋𝒕𝒐𝒏𝒋𝒂, 𝒂𝒔𝒉𝒕𝒖 𝒋𝒖 𝒈𝒋𝒆𝒕𝒂, 𝒔𝒕𝒆̈𝒓𝒏𝒊𝒑𝒆̈𝒓 𝒕𝒆̈ 𝒇𝒋𝒆𝒔𝒉𝒕𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒏𝒋𝒆̈ 𝒓𝒂𝒄𝒆 𝒕𝒆̈ 𝒗𝒋𝒆𝒕𝒆̈𝒓 𝒆 𝒃𝒖𝒋𝒂𝒓𝒆, 𝒕𝒓𝒊𝒎𝒂 𝒕𝒆̈ 𝒑𝒂𝒕𝒓𝒐𝒏𝒅𝒊𝒕𝒖𝒓 𝒕𝒆̈ 𝒗𝒆̈𝒏𝒅𝒊𝒕 𝒅𝒉𝒆 𝒕𝒆̈ 𝑴𝒃𝒓𝒆𝒕𝒊𝒕 𝒕’𝒖𝒂𝒋…. 𝑳𝒊𝒓𝒊𝒏𝒆̈ 𝒎𝒖𝒏𝒕 𝒕’𝒂 𝒌𝒊𝒔𝒉𝒊𝒕 𝒇𝒊𝒕𝒖𝒂𝒓 𝒎𝒆 𝒕𝒓𝒊𝒎𝒆̈𝒓𝒊𝒏𝒆̈ 𝒕’𝒖𝒂𝒋 𝒆𝒅𝒉𝒆 𝒎𝒆 𝒏𝒋𝒆̈ 𝒕𝒋𝒆𝒕𝒆̈𝒓 𝒄̧𝒍𝒊𝒓𝒊𝒎𝒕𝒂𝒓, 𝒔𝒆 𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒆̈𝒓𝒊𝒔𝒆̈ 𝒏𝒖𝒌 𝒊 𝒎𝒖𝒏𝒈𝒐𝒋𝒏𝒆̈ 𝒃𝒖𝒓𝒓𝒂𝒕, 𝒑𝒐 𝒋𝒖 𝒑𝒆̈𝒍𝒒𝒆𝒏𝒕𝒆 𝒕’𝒂 𝒑𝒓𝒊𝒔𝒏𝒊𝒕 𝒏𝒈𝒂 𝒅𝒐𝒓𝒂 𝒊𝒎𝒆, 𝒏𝒅𝒐𝒏𝒆̈𝒔𝒆 𝒗𝒐𝒏𝒆̈, 𝒔𝒆 𝒌𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒖 𝒏𝒐𝒇𝒕𝒂 𝒅𝒆𝒔𝒉 𝒗𝒆𝒕𝒆̈ 𝒊 𝒎𝒂𝒅𝒉𝒊 𝒁𝒐𝒕. 𝑺𝒆 𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒆̈ 𝒎𝒆 𝒕𝒆̈ 𝒗𝒆̈𝒓𝒕𝒆𝒕𝒆̈ 𝒄̧𝒖𝒅𝒊 𝒒𝒆̈ 𝒕𝒓𝒊𝒎𝒂 𝒌𝒓𝒚𝒆𝒍𝒂𝒓𝒕𝒆̈ 𝒔𝒊 𝒋𝒖 𝒕𝒆̈ 𝒓𝒓𝒊𝒕𝒖𝒓 𝒏𝒆̈ 𝒍𝒊𝒓𝒊, 𝒅𝒖𝒓𝒖𝒂𝒕 𝒌𝒂𝒒 𝒌𝒐𝒉𝒆̈ 𝒓𝒐𝒃𝒆̈𝒓𝒊𝒏𝒆̈ 𝒆 𝒃𝒂𝒓𝒃𝒂𝒓𝒆̈𝒗𝒆𝒕….»

Dhe më poshtë:

— «𝑳𝒊𝒓𝒊𝒏𝒆̈ 𝒔’𝒋𝒖𝒂 𝒔𝒐𝒍𝒍𝒂 𝒖𝒏𝒆̈, 𝒑𝒐 𝒆 𝒈𝒋𝒆𝒕𝒂 𝒌𝒆̈𝒕𝒖 𝒏𝒆̈ 𝒎𝒆𝒔 𝒕’𝒖𝒂𝒋…. 𝒆 𝒌𝒊𝒔𝒉𝒊𝒕 𝒌𝒖𝒅𝒐, 𝒏𝒆̈ 𝒌𝒓𝒂𝒉𝒓𝒐𝒓, 𝒏𝒆̈ 𝒃𝒂𝒍𝒍𝒆̈, 𝒏𝒆̈ 𝒔𝒉𝒑𝒂𝒕𝒆̈, 𝒏𝒆̈ 𝒉𝒖𝒔𝒉𝒕𝒂𝒕.»

Por që të mbahej lart flamuri që u ngrit, duhej të derdhej gjak, duhej të pagëzohej me gjak. Për njëzet e katër vjet me radhë Shqiptarët, me Kryetrimin e tyre në krye, nuk i u trempnë kurrë kokës së vdekjes. Luftuan si burra për të mprojtur atdheun dhe flamurin e tyre. Sa herë ndër beteja e thyenë armikun dhe e detyruan të lithte paqë! Sa herë me krenari nuk pranuan proponimet e Sulltanëvet! Por gjaku shqiptar n’atë shekull nuk u-derth vetëm për lirinë e Shqipërisë; ai u-derth dhe për mprojtjen e qytetërimit european — dhe për këtë Europa duhet të na jetë mirënjohëse — se pengoi Sulltanin lakmonjës Mehmetin II që të hidhej përtej Adriatikut dhe të ecënte nga Perëndimi.

Mjerisht nuk ishte e thënë që ai gjak trimash, që vajti rrëke e lumë, të përjetësonte lirinë t’onë. Skënderbeu vdiq dhe bashkë me ’të u-varros dhe Shqipërija. U-varros vërtet, por nuk vdiq, 

Fryma heroike, që kishte përhapur Skënderbeu, rronte e gjallë në zemrat e Sqiptarëvet. Trimëritë dhe dashurija e tij për atdhe u-bënë, gjatë shekujvet, symboli dhe një nga mbështetjet më të forta të patriotizmit shqiptar.

Pluhra e zezë e robërisê që mbuloi vëndin t’onë, pas vdekjes së Kastriotit, jo vetëm që qe e rëndë në veten e saj, por solli dhe rrjedhje tepër të dëmshme. Për pesë shekuj afro sundimi tyrk na veçoi nga qytetërimi european; detyroi ata prej Shqiptarëvet që muntnin të losnin një roll të iknin në vënde të huaja; dhe ajo që ishte më e keqe, na përçau dhe u-përpoq, per sigurimin e vet, të na bënte të vrisnim vëllau vëllanë. Me gjith’ atë, nuk mundi të shuante atë flagë lirije që Shqiptari e ka patur dhe e ka gjithnjë të ndezur në zemrën e tij. Kulti për pamvarësi nuk pësoi kurrë ndonjë çdukje të plotë. Që nga shekulli i XVI dhe gjer në Lidhjen e Prizrenit, Shqiptarët përherë kanë ngritur krye kundra zgjedhës së huaj. Kryengritjet e tyre mbasi s’kanë ditur se si t’i çfaqnin, por thellë kanë patur gjithnjë dashurinë për liri. Dhe sa herë që janë shtypur s’ka qënë fundi i tyre. Shqiptari është si Anteu i Mithollogjisë. Sa herë që përmbyset i dërmuar dhe i mundur, merr fuqi të re nga Dheu dhe ngrihet për të nisur luftën prapë, sikur s’ishte ay që u-thye pak kohë më parë. Prandaj të huajt që na kanë shkelur — kur kanë qënë ata Romanë ose barbarë, Sllavë ose Tyrq — kurrë s’kanë mundur t’a venë gjith atdheun t’onë nënë zgjedhë.

Por u-desht Lidhja e Prizrenit që të çfaqte më mirë dhe më me fuqi dashurinë e Kombit t’onë për liri dhe pamvarësi; u desht ajo që t’ia bënte këtë të ditur botës së qytetëruar.

Kur më 1878 u-bë Kongresi i Berlinit, fqinjëvet t’onë u dhanë toka shqiptare pa pyetur fare se cilët banonin në ’to. Bizmarku bile vajti dhe gjer sa të mohonte kombësinë t’onë. “S’ka kombësi shqiptare” tha ai. Në atë rrezik të math gjithë krerët shqiptar?, të jugut dhe të veriut, të krishterë dhe muhamedanë, u-mblothnë në Prizren dhe me një zë protestuan kundra vendimevet të padrejta të Kongresit. Jo vetëm me shkrim, por dhe me armë. Kaq sa e shtrënguan atë që të ndryshonte vendimet e tija të para. Mori vesh atëhere Europa se një komb mijë e mijëvjeçar i vjetër që me shekuj ishte përpjekur p8r lirinë e tij nuk munt të merrej ashtu nëpër këmbë. Kjo ishte e para herë, pas mbledhjes së Leshit në Kohën e Skënderbeut, që gjithë Shqiptarët, pa dallim feje, u-mblotbnë dhe vendosnë me derdhje gjaku të mpronin tokat shqiptare dhe të kërkonin një autonomi.

Lidhja e Prizrenit jetën e saj të dukëshme s’ e pati të gjatë. Kur qeverija tyrke, e cila në fillim e kishte përkrahur për interesat e veta, pa se po bëhej e rrezikëshme për ’të, urdhëroi që të shpërndahej me anën e forcës. E ndjekur prej Tyrqvet, Lidhja u-bë e fshehtë; por nuk u-çarmatos. Kryengritjet e 1893 në kohën e luftës greko-tyrke, dhe ato të 1903 në kohën e trubullimevet të Maqedhonisë, ishin veprat e saja. Por gjëja më me rëndësi ishte se fryma e saj u përhap kudo që kishte Shqiptarë. Duke kaluar koha, ajo vazhdonte të bëhej édhe më e fortë, se kollonitë shqiptare në mërgim — në Itali, Rumani, Bullgari, Egjypt, Tyrqi dhe Amerikë — po përpiqeshin me anë gazetash, revistash dhe librash për përhapjen e gjuhës amëtare dhe forcimin e ndërgjegjes kombëtare.

Fati i Shqipërisë pritej të përmirësohej kur fitoi kryengritja e Gjon Tyrqvet. Shqiptarët kishin ndihmuar tepër n’atë kryengritje dhe shpresonin se, në saje të lirisë së premtuar prej regjimit të ri, dëshirat e tyre shekullore do të përmbusheshin. Dhe me të vërtet Gjon Tyrqit nuk i trazuan fare, kur ata filluan të shtypnin gazeta, të botonin libra, të hapnin kllube dhe shkolla shqipe në vënde të ndryshme të Tyrqisë. Por nuk shkoi shumë kohë dhe kjo gjëndje ndryshoi. Gjon Tyrqit i çfaqën qëllimet e tyre të vërteta: ata nuk njihnin asnjë te drejtë kombëtare dhe përpiqeshin për tyrqizimin e perandorisë së tyre. Atëhere nisi për ne një periodhë shtypjesh dhe kryengritjesh. Më në fund, më 1912 zbërtheu kryengritja e përgjithëshme. Shqiptarët u-futnë triumfalisht në Yskyp dhe i këroënoheshin Manastirit. Me ndërmjetësinë e pushteteve të mëdha, qeverija tyrke u-detyrua të plotësonte kërkimet e tyre.

Por ja që pas tre muajsh afro plasi lufta e Ballkanit. Sido që mbeti asnjanëse, Shqipërija pothuaj se e tëra u-shkel prej fitonjësvet. Në këtë gjendje dëshprimi, një grup patriotësh, duke patur në krye Ismail Qemalin, vajtnë në Vlorë dhe më 28 N’èntor 1912 ngritnë flamurin dykreror dhe shpallnë mëvehtësinë shqiptare. Ky flamur, i cili kaq shekuj kishte ndenjur në varr bashkë me kryetrimin e Krujës, po valonte tashti kryelartër nënë qiellin shqiptar. Ishte lulja e bukur që kishte vaditur gjaku i kaq dëshmorëve; ishte symboli i bashkimit dhe i lirisë së Shqiptarëvet. Vërtet fuqi të mëdha, dhe në radhën e parë Austria dhe Italia, na ndihmuan, për interesat e tyre, në fitimin e pamvarësisë s’onë — ashtu siç ka ngjarë me krijimin e çdo shteti ballkanik — por ato s’do të muntnin të bënin gjë, sikur ne të kishim ndenjur me duar lidhur, sikur ne të mos kishim ndjerë dashurinë për liri dhe të mos i kishim provuar botës, me therorira,  se ne jemi Shqiptarë dhe se Shqipërinë e duam për Shqiptarët.

(«Përpjekja shqiptare», 1938)

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *