Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, tha para gazetarëve se Serbia synon vetëm fitoren në përballjen ndaj Shqipërisë.

Ai shtoi se kombëtarja shqiptare ka agresivitet dhe cilësi.

“Rezultatin e përcakton fusha. Nuk mund të them që jam i kënaqur me barazim ose jo.

Shqipëria ka vetëbesim dhe cilësi, përveç faktit që luan para tifozerisë. Ajo që e pasuron është agresiviteti. Në Europian shkuan me meritë. Vlerësim edhe për trajnerin Sylvinho.

Nuk dua të përmend shumë emra, por Strakosha, Gjimshiti e kështu me radhë. I kemi studiuar, ashtu siç na kanë studiuar edhe ata,” – u shpreh Stojkoviç.

By Editor