Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha në Beogradi se afrimi i ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën rrit tensionet dhe rrezikun për destabilizim në rajon.
Gjatë konferencës së shtypit me presidentin, Aleksandër Vuçiç, ai kërkoi masa konkrete për largimin e ushtrisë nga afërsia e kufirit me Kosovën.
Para ardhjes në Begrad, Stoltenberg qëndroi në Prishtinë ku kërkoi nga Serbia marrjen e masave për sulmin e 24 shtatorit në Bajnskë duke iu referuar kerkësës për dorëzimin e sulmuesve para institucioneve të drejtësisë në Kosovë.
Vitet e fundit, Serbia ka organizuar në disa raste lëvizje masive trupash rreth kufirit me Kosovën.