Parlamenti Studentor i Universitetit “Hasan Prishtna” njoftoi mbajtjen e një marshimi kundër krijimit të asosacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Në njoftimin e marshimit pêr datën 13 shkurt theksohet se asosacioni e dëmton shtetin e Kosovës dhe krijimi i tij i shërben vetëm Serbinë që synon rritjen e ndikimit të saj brenda Kosovës.
Njoftimi nënvizon se studentët e sotëm duhet të ndjekin modelin e studentëve në protestat e 1968-ës, 1981-shit dhe 1997-ës.
“Ndonëse në rrethana krejtësisht të ndryshme, përsëri është i domosdoshëm mobilizimi e organizimi studentor për të kundërshtuar një të keqe që po provohet të instalohet brenda shtetit tonë. Asosacioni një etnik është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës sonë sepse asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të thotë më shumë të drejta për komunitetin serb, por më shumë ndikim të Serbisë mbi territorin e Kosovës.” – thuhet në njoftim.