Studentët e Universitetit ”Hasan Prishtina” në Prishtinë organizuan një marshim-protëstë kundër formimit të Asosacionit të komunave me shumicë serbe të Kosovë.

Marshimi nisi nga Biblioteka Kombëtare për t’u ndalur para ndërtesës së qeverisë. Studentët mbanin në duar parulla “Zajednica nuk kalon”, “Bashkë, kundër Asosacionit”, “Studentët, kundër Zajednicës” etj.

Studentët këndonin këngën “Besa-Besë”, ndërkohë që gjatë fjalimeve të mbajtura, pjesëmarrësit kërkuan që të ruhet sovraniteti dhe tërësia territoriale e shtetit të Kosovës i cili u krijua përmës sakrificave të mëdha gjatë shumë dekadave. Protesta u mbajt në përvjetorin e 53-të të krijimit të Universitetit të Prishtinës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *