Studentët e Mjekësisë do të protestojnë sot para Rektoratit të Mjekësisë dhe para Ministrisë së Arsimit për të kundërshtuar vendimin e qeverisë që i detyron ata të punojnë për 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.

Studentët do të dalin për të tretën herë në protestë. Ata theksojnë se po paguajnë pa të drejtë largimin e mjekëve nga vendi dhe se vendimi për t’i mbajtur me detyrim është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *