Një VKM e Këshillit të Ministrave i detyron të gjithë studentët që duan të studiojnë në Fakultetitin e Mjekësisë të firmosin një kontratë e cila parashikon 5 vjet pune në Shqipëri pas përfundimit të studimeve si kusht për marrjen e diplomës.

Ndërsa studentët që janë në vit të dytë, tretë dhe vit të katër do të zgjedhin midis qëndrimit në vend për 3 vjet apo tarifës së plotë për vitet në vijim. Ata të dy viteve të fundit, kohën e shërbimi e kanë 2 vjet.

Po ashtu, VKM –ja parashikkon lirimin nga kontrata në rast se studenti nuk arrin të punësohet për 1 vit nga koha e mbarimit të studimeve.

Projektligji në fjalë kërkohet të miratohet me emergjencë nga parlamenti në mënyrë të zbatimi të nisë në vitin akademik 2023-2024.

“Në këtë aspekt theksojmë se duke qenë se viti i ri akademik fillon më datë 02.10.2023 dhe aplikimet për të përzgjedhur programet e studimit fillon gjatë muajit korrik, vlerësojmë se është shumë e domosdoshme që ligji të ketë hyrë në fuqi para zhvillimit të procedurave për regjistrim nga studentët me qëllim që ata të njihen me përmbajtje e ti dhe të merren të gjitha masat e nevojshme për zbatim.”- theksohet në relacionin e projektligjit të dorëzuar në parlament.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *