Studentët e Universitetit të Mjekësisë nisën sot një tjetër marshim-protestë kundër vendimit të qeverisë që i detyron të punojnë për 5 vjet në Shqipëri pas përfundimit të studimeve. 

Studentët fillimisht ndaluan para godinës së univeristetit, ndërsa marshimi vijoi para ministrisë së Arsimit. 

Studentët kërkuan ballafaqim me ministren, Ogerta Manastirliu e cila sipas tyre ka refuzuar çdo përballje me ta në studiot televizive. 

Po ashtu, studentët kërkojnë dhe shkarkimin e zv.ministres së arsimit që sipas tyre ka lëshuar deklerata fyese ndaj studentëve. 

Studentët e mjekësisë e kanë nisur me bojkot këtë vit të ri akademik duke u shprehur se bojkoti do të vijojë deri kur ata të rifitojnë të drejtat e tyre themelore në ushtrimin e profesionit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *