Elsa Skënderi, pedagoge e Gjuhë-Letërsisë në Universitetin e Tiranës tha se politikanët shqiptarë kanë probleme serioze me drejtshkrimin e gjuhës shqipe.

Skënderi foli në Euronews Albania duke theksuar se është e papranueshme që të zgjedhurit me votë nga qytetarët për përfaqësimin e interesave të tyre, të mos dinë të shkruajnë në mënyrën e duhur.

“Ndër vite kemi parë tekste të shkruara në mënyrë të tmerrshme nga politikanët dhe kjo është një kambanë alarmi. Është tjetër gjë kur shkruan një qytetar i thjeshtë dhe ndryshe një politikan që përfaqëson një masë të caktuar qytetarësh, përgjegjësia është më e madhe.” – tha Skënderi.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *