Stuhia e acartë që ka goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se ka paralizuar fuqine më të madhe globale. Pamjet e ofruara u ngjajnë projeksioneve apokaliptike me gjithçka që ka ngrirë dhe qytete të izoluara, rrugë të bllokuara, erëra të forta dhe njerëz të frikësuar.

Autoritet raportojnë se janë 57 amerikanë që kanë humbur jetën nga temperaturat e ulëta që shënuan rekorde deri në – 48 gradë celsius. Shërbimi kombëtar i Meterelogjisë pranoi situatën e vështirë të krijuar nga kjo stuhi duke konfirmuar se 60% e territorit të vendit po përjeton ditë tejet të vështira me temperatura që kanë ngrirë gjithçka.

Në disa shtete raportohet se qarkullimi është i pamundur ndërsa në zona të caktuara mungon dhe energjia elektrike. Shteti më i goditur nga humbjet në njerëz është Nju Jorku, ndërsa viktima janë raportuar dhe në shtete si Kolorado, Ilinois, Kentaki, Miçigan, Ohajo, Tenesi dhe Oklahoma. Autoritet u bënë thirrje banorëve për të qëndruar në shtëpi, pasi tempetarurat në disa zona të vendit mund të rezultojnë fatale për këdo që vendos të dalë nga banesa.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *