Një sulm i armatosur ndaj ambienteve të televizionit “Top Channel” ndodhi rreth orës 1 pas mesnate.
Si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë roja i objektit, një 60-vjeçar punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë në bashkëpunim me forcat e policisë po kryejnë veprimet hetimore, ndërkohë që autorët e krimit ende nuk dihen.
“Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve)..Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve”, njofton Policia e Shtetit.” – thuhet në komunikatën e policisë për ngjarjen.