Të paktën tre raketa goditën sot një rajon në zonën e Goztepes në Turqi duke lënë tre të vdekur, mes tyre një mësues dhe një fëmijë. Ministri i Brendshëm turk, Sulejman Soylu akuzoi Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit si oranizatore të këtij sulmi. Mediat turke flasin dhe përcgjashtë të plagosur, mes tyre një në gjendje kritike për jetën.
Turqia para pak ditësh u godit nga një sulm terrorist në qendër të Stambollit. Ankaraja zyrtare u kundërpërgjigj duke bombarduar disa baza të militantëve kurdë brënda territorit të Sirisë. Sulmi i sotëm është një tjetër akt përshkallëzimi i konfliktit të Turqisë me militantët kurdë, konflikt ky që vijon prej dekadash dhe që ka shkaktuar mijëra viktima.