Autoritetet në Kosovë lajmëruan se pjesëtarë të policisë së Kosovës dhe zyrtarë zgjedhorë ishin sulmuar në veriun e Mitrovicës me bomba molotov nga serbët lokalë. Zyrtarët zgjedhore ndodhen atje në përpjekje për të organizuar zgjedhjet lokale pasi katër komuna në veriun e Mitrovicës mbetën pa kryetarë pasi serbët vendosën të braktisin institucionet e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti i cilësoi këto sulme si akte banditeske të orkestruara si gjithnjë nga Beogradi zyrtar. Kurti paralajmëroi se në këto kushte nevojitet një prezencë e shtuar e policisë së Kosovës në veriun e vendit.

“Me këto krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, doemos do të kemi më shumë polici të Kosovës atje. Sepse do të ketë hetime e ndjekje të këtyre kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj. Shkeljet e shumta të ligjit nuk do të falen kurse tendencat për destabilizim kriminal do të dështojnë.”- shkroi Kurti në profilin e tij në Facebook.

Zgjedhjet në katër komunat serbe të mbetura pa kryetar janë parashikuar të mbahen në 18 dhjetor. Zyrtarët e KQZ-së pranojnë se aksesi i tyre në veriun e vendit mbetet I kufizuar dhe se në të tilla kushte, jetët e zyrtarëve që po merren me organizimin e procesit zgjedhor në terren mund të jenë seriozisht të rrezikuara.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *