Disa raketa u lëshuan në drejtim të Ambasadës së SHBA-ve në Bagdat – raportoi agjensia irakene e lajmeve Shafak News.
Raketat ranë në zonën e gjelbër në qendër të kryeqytetit iraken, ndërkohë që sirenat e alarmit ajror u aktivizuan menjëherë në ndërtesë.
Nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa ende nuk ka informacion se nga u lëshuan raketat në drejtim të përfaqësisë diplomatike amerikane të cilat ranë në pjesën rrethuese të saj.