Reali i Madridit dhe Atalanta përballen sonte në Varshavë për trofeun e Superkupës së Evropës në një sfidë që sheh si favoritë madrilenët e Karlo Ançelotit.
Trajneri italian tha se të besuarit e tij zbresin në fushë vetëm për trofeun ndërsa rikujtoi se skuadrës i mungon forma e duhur fizike në këtë periudhë.
Në kampin Italian, trajneri Gasperini theksoi se bergamaskët do të japin më të mirën në fushë përballë rivalit më të fortë në Evropë.
Gasperini shtoi se lojtarët e tij do të luajnë pa frikë pavarësisht kundërshtarit dhe se beson te cilësia e ekipit që drejton.
Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon të parin trofe të Superkupës në histori, ndërkohë që kjo përballje do të jetë e veçantë për Luka Modriç. Me fitimin e trofeut, kroati do të regjistronte të 27-in trofe personal duke qenë lojtari më me shumë tituj të fituar në histori të klubit.