Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Silvinjo për dy ndeshjet e muajit tetor. Kuqezinjtë do të përballen fillimisht me Serbinë në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026, ndërsa më pas do të zhvillojnë një miqësore kundër Jordanisë.
Risitë dhe mungesat
Risia më e madhe në këtë grumbullim është ftesa e mbrojtësit të Shkëndijës së Tetovës, Klisman Cake, i cili vjen për herë të parë në Kombëtaren A pas paraqitjeve mbresëlënëse në Conference League.
Në listë rikthehet edhe Ardian Ismajli, ndonëse gjendja e tij fizike mbetet me pikëpyetje. Nga ana tjetër, mungesa e konfirmuar është ajo e Marash Kumbullës, i cili vijon të jetë jashtë fushave për shkak dëmtimi.
Lista e plotë e Kombëtares
Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni
Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake
Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani
Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku