Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla tha për “News 24” se rreth 400 ekstremistë serbë vijojnë të përgatitetn rreth kufirit të Kosovës.
Sipas tij, ata po mbahen në gatishmëri për një sulm të radhës ndaj shtetit të Kosovës dhe presin vetëm një urdhër nga Aleksandër Vuçiç për të vepruar. Sveçla shtoi se presidenti i Serbisë vijon të punojë për çdo skenar të mundshëm për të cënuar shtetin e Kosovës.
“Rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen në zonat përreth kufirit me Kosovën dhe me një urdhër të Vuçiq mund të aktivizohen në sulme agresive.”- ka thënë Sveçla.