Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka kujtuar sulmin e ndodhur para dy vitesh në Zveçan, ku banda të organizuara nga Beogradi dhunuan pjesëtarë të KFOR-it.

Në një postim në rrjetet sociale, Sveçla thekson se sot këto banda janë shpartalluar, falë shtrirjes së sovranitetit të plotë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

“Dy vite prej kur bandat kriminale, të drejtuara dhe organizuara nga Beogradi, plagosën dhjetëra ushtarë të KFOR-it dhe sulmuan Policinë e Kosovës, me qëllim moslejimin e marrjes së detyrës nga kryetarët në katër komunat në veri të vendit. Ngjarja më e dhunshme ndodhi më 29 maj 2023 në Zveçan,” – ka shkruar Sveçla.

By Editor