Ministri i Brendshëm i Kosovës tha për DW se hapja e Urës së Ibrit do të ndodhë në një kohë të afërt dhe se ky proces nuk cënon askënd.
Xhelal Sveçla shtoi se përpjekjet e Serbisë për të penguar ligjshmërinë brenda territorit të Kosovës kanë dështuar dhe do të dështojnë sërish.

“Këto veprime po kritikohen nga Serbia kurse ka brengosje nga faktori ndërkombëtar në lidhje me shpejtësinë e ndërmarrjes së ndryshimeve të nevojshme në sundim të rendit dhe ligjit. Po bashkëpunojmë ngushtë me faktorin ndërkombëtar, EULEX-in e KFOR-in, në mënyrë që qëllimet tona të drejta të realizohen dhe brengat e tyre të jenë parasysh.”- tha Sveçla.