Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla u shpreh në një emision televiziv se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç do të arrestohet nëse merr vendimin për të hyrë në Kosovë pa lejen e autoriteteve shtetërore. 

Sveçla theksoi se i takon kryeministrit Kurti të vendosë nësë do e lejojë Vuçiçin të hyjë në Kosovë, por nësë ai hyn pa leje do të përballet me ligjet e shtetit.

“Është çështje vendimmarrëse e Kryeministrit në qoftë se ka kërkesë, a i jep leje apo jo Vuçiqit. E, për pa leje, pastaj dihet cilat institucione merren me të. Por, nëse futet në Kosovë, pa asnjë dyshim që arrestohet. Si po mendoni ju që dikush, shtetas i huaj mund të futet në Republikën e Kosovës pa lejen e institucioneve të Kosovës.” – tha Sveçla.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *