Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Median dhe të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër pas ndërhyrjes së policisë ndaj protestuesve paqësorë përpara Kryeministrisë, duke e cilësuar dhunën si të papranueshme dhe në kundërshtim me standardet demokratike europiane.

Në një postim publik, Tabaku thekson se protesta është një e drejtë kushtetuese dhe jo një krim. Qytetarët që prej ditësh protestojnë paqësisht nuk kanë kërcënuar askënd dhe kanë ushtruar një të drejtë themelore të garantuar nga Kushtetuta.

Sipas saj, reagimi i qeverisë me dhunë ndaj qytetarëve tregon frikë nga zëri i popullit dhe keqpërdorim të forcës shtetërore për të heshtur protestën. “Në Europë policia mbron protestën, nuk përdoret për të rrahur qytetarë paqësorë. Kjo që po ndodh nuk është standard europian,” nënvizon Tabaku.

Duke paralajmëruar pasoja serioze për shtetin e së drejtës, Tabaku thekson se kur pushteti ngre dorë kundër qytetarëve, shteti ligjor pushon së funksionuari dhe vendi rrëshqet drejt një modeli autoritar. Ajo lidh këtë sjellje me korrupsionin e thellë të qeverisjes, duke e cilësuar dhunën si shprehje të një pushteti të dobët dhe të frikësuar.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *