Sot, 98 vjet më parë, në shpellën e Dragobisë, në Malësinë e Gjakovës (Tropojë), u vra ose u vetëvra Bajram Curri, i gjendur nën rrethim pas një mësymje ushtarake, sipas dokumenteve historike të drejtuar nga Ceno beg Kryeziu dhe tê udhëhequr në terren nga Kadri Mehmeti.

Aso kohe, pas rënies së Bajram Currit, kryeministri shqiptar dhe ministri i Brendshëm, Koço Kota i dërgonte telegram urimi dhe mirënjohje, Hasan Kryeziut, drejtues i prefekturës së Kosovës në Krumë, në të cilin thuhej: 

“N’emën të Qeveris shqiptare, ju falënderoj dhe ju përgëzoj për veprën patrijotike qi keni krye tue shdukë nga faqja e dheut njeriun e shpellave qi kërcnonte qetsinë e Shqipnis!…”.

Këtë dëshmi e sjell Tahir Zajmi, sekretar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit në librin e tij “Tallazet e jetës dhe lotët e zemrës”, botuar në Bruksel në vitin 1970-të. 

Tahir Zajmi, admirues i figurës së Bajram Currit, shkruan në librin e tij se përkrah xhandarmërisë shqiptare, në rrethimin e Bajram Currit në Dragobi kishte dhe mercenarë serbë dhe shqiptarë nga Kosova.

Tahir Zajmi ishte organizator i ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Bajram Currit në vitin 1941 në Krumë.

Vetë Koço Kota do të vdiste në burgun e Burrelit në vitin 1949-të.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *