Sot, pas vendimit të GJKKO-së që pezulloi nga detyra Belinda Ballukun si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ajo është takuar me kryeministrin Edi Rama për rreth 7–8 orë në ambientet e Kryeministrisë. 

Takimi ka filluar rreth orës 12:15 pasdite, menjëherë pas njoftimit zyrtar për masat e sigurisë ndaj Ballukut: pezullim nga detyra dhe ndalim i daljes nga vendi. 

Sips burimevw bisedës, i është bashkuar edhe ish-ministei Ulsi Manja. 

Pas përfundimit të takimit, kryeministri Rama ka lënë Kryeministrinë, ndërsa makina e Ballukut është parë ende pranë godinës qeveritare, gjë që ka nxitur spekulime. 

Aktualisht, nuk ka akoma një konfirmim zyrtar nga Rama nëse do të ketë shkarkim ose dorëheqje nga ana e Ballukut. 

Ndërkohë, partia “Mundësia” ka protestuar para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e Ballukut dhe sugjeruar se takimi mund të jetë një përpjekje për të shmangur drejtësinë. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *